Celulari te foshnjet, okulistja: Gabim! Dëmton shikimin në mënyrë të pariparueshme

0
216

Telefoni, është zgjidhja që i japin shpesh prindërit e rinj, në momentin që fëmija qan apo duan ta ushqejnë. Por kjo sjellje sipas okulistëve është e gabuar, pasi pajisjet teknologjike shkaktojnë dëme të pariparueshme tek sytë e bebeve.

“Vijnë pacientë të sapomartuar me bebin dhe në momentin që dua të bëj kontrollin i nxjerr celularin që të mos qajë, kam shpjeguar sa kam mundur pafund se po i bëjnë dëme të pariparueshme. Kategorikisht fëmija nuk duhet ta njoh si objekt celularin, dhe prindërit duhet të kenë kujdes në prezencë të bebeve të tyre të mos përdorin celularin, ose mendojnë ta ushqejnë fëmijën me celularin është gabimi më i madh që mund të bëjnë”,-tha Suzana Zhuka, mjeke okuliste.

Si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit, syri lodhet siç do organ tjetër, ndaj mjekja rekomandon që ti krijojmë mundësi për tu qetësuar.

“Të dalin në natyrë për ta shkëputur në telefonin, dhe në restorante të heqin celularin sepse hanë me celularë është e tmerrshme ta mendosh. Jo gjithë kohën sytë në ekran, në telefon në televizor, sa më parë ti reduktojmë këto gjëra aq më mirë do të jemi me sytë”,-tha Suzana Zhuka, mjeke okuliste.

Ushqimi i duhur është një tjetër këshillë për të patur sy të shëndetshëm.

“Të ushqehen me vitamina që janë për syrin që janë karota, beta karoteni, boronica të verdhën e vezës, portokallin. Ti marrin këto vitamina me ushqim”,-tha Suzana Zhuka, mjeke okuliste.

Vitet e fundit mjekët okulist kanë konstatuar se problematikat e shikimit veçanërisht tek fëmijët kanë ardhur në rritje, si pasojë e përdorimit me orë të zgjatura të pajisjeve teknologjike dhe ushqyerjes jo të shëndetshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here