Një ekip studiuesish nga universitetet e Heidelberg dhe Këlnit në Gjermani u përpoq të japë një përgjigje për pyetjen se ‘çfarë ndodh me trurin tonë kur nuk përdorim celularin për disa ditë?’
Hulumtimi përfshiu 25 persona të moshës 18 deri në 30 vjeç, të cilëve iu kërkua të mos përdornin telefonin për 72 orë – pra për tre ditë përveç rasteve absolutisht të domosdoshme.
Rezultatet treguan ndryshime të dukshme në nivelin e serotoninës dhe dopaminës, dy neurotransmetues që lidhen ngushtë me kontrollin e humorit, përpunimin e shpërblimit dhe ndjesinë e dëshirës.
Në përfundim, studiuesit arritën në përfundimin se smartfoni mund të shkaktojë varësi të ngjashme me atë që shkaktojnë substancat narkotike.