Celiakia është një sëmundje autoimune që ndodh kur sistemi imunitar gabimisht sulmon indet e trupit pas konsumimit të glutenit, shkruan 04 Online.
Kur një person me celiaki konsumon gluten, sistemi imunitar shkakton inflamacion dhe dëmton mukozën e zorrëve të vogla, duke e penguar absorbimin e lëndëve ushqyese. Kjo mund të çojë në simptoma të ndryshme, si dhimbje stomaku, diarrea, lodhje dhe humbje peshe.
Sëmundja mund të shkaktojë pasoja afatgjata, përfshirë probleme të mëdha me absorbimin e vitaminave dhe mineraleve, si kalciumi, hekur, dhe vitamina D, duke çuar në çrregullime të tilla si osteoporoza dhe anemi.
Deri tani, trajtimi kryesor për celiakin është ndalimi i përhershëm i konsumimit të glutenit. Kjo do të thotë se personat që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të shmangin çdo produkt që përmban grurë, thekra, elb dhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë gluten. Sëmundja nuk ka një shërim të plotë, por ndjekja e një diete strikte pa gluten mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të pacientit./04 Online