Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Harjulla Çeku, tha se për Kosovën është krenari, fakti që boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.
“Moment plot krenari për vendin tonë. Urime Donjetës, Federatës së Boksit dhe komunitetit të sportit”, shkroi Çeku në X.
Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi e mposhti italianen, Alessia Mesiano.