Çeku: Nuk do t’ia plotësojmë dëshirën opozitës, që të mos merremi me 20 vjetët e fundit

0
712

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se nuk do të ndalojnë së marri me të kaluarën dhe qeverisjet e mëparshme.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se nuk do të plotësojnë këtë dëshirë.

“Prokurorë e gjykatës të korruptuar që kanë mirëmbajtur sistemin e padrejtësisë. Vila pa leje të politikanëve që kanë shkatërruar natyrën. Talli ndaj investitorëve të huaj që ka dërmuar ekonominë. Privatizime kriminale që kanë lënë njerëzit pa punë”.

“Marrëveshje të dëmshme që e cënojnë sovranitetin. Punësimet nepotiste, hajnitë me tenderë, diplomat pa meritë… E thjeshtë është arsyeja pse këta nuk duan as t’ua përmendim e as të merremi me 20 vitet e fundit. Nuk do t’ua plotësojmë këtë dëshirë”, ka thënë Çeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here