Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se kanë përfunduar të gjitha procedurat për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se e gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.
Ministri ka thënë se punët do t’i monitorojnë në baza ditore dhe se asnjë vonesë nuk do të tolerohet.
Ai ka theksuar se Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht.
“Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar”, ka shkruar ai në FB.