Kujdesuni për lëkurën
Pini shumë ujë për t’u hidratuar dhe flini të paktën 7 orë. Pastrojeni fytyrën para se të flini dhe lyejeni me krem që nxit prodhimin e kolagjenit. Në mëngjes aplikoni një krem hidratues me SPF 30.
Rregulloni vetullat
Do të habiteshit se çfarë ndryshimi sjell krehja e vetullave dhe pastrimi i tyre.
Kushtojini vëmendje flokëve
Kur nuk keni vendosur fare makeup, flokët duhet të jenë në gjendjen e tyre më të mirë. Të shëndetshme, me shkëlqim dhe në ditën më të mirë.
Kini kujdes dhëmbët
Kur nuk vini buzëkuq ose blush, dhëmbët e bardhë bien edhe më në sy. Përdorni fillin dentar për të parandaluar kariesin. Një herë në javë përdorni pastë me peroksid hidrogjeni ose sodë buke, si një alternativë pak e kushtueshme e dhëmbëve të bardhë.
Vëmendje thonjve!
Thonjtë e bërë tregojnë se i kushtoni vëmendje detajeve. S’ju duhet asnjë pikë rimeli!