Carlo Ancelotti pranë stolit të Brazilit – marrëveshja pritet para qershorit

0
85

Federata Braziliane e Futbollit është në përgatitjet e fundit për të emëruar Carlo Ancelottin si selektor të ri të Kombëtares, me planin që marrëveshja të finalizohet deri në muajin qershor, shkruan 04 Online.

Sipas ekspertit të njohur të transfereve, Fabrizio Romano, Brazili është gati t’i ofrojë trajnerit italian një kontratë rekord, duke e bërë atë trajnerin më të paguar në historinë e “Seleçao”-s.

Çështja tani varet nga mënyra se si Ancelotti do të largohet nga Real Madridi, me të dyja palët që kërkojnë ndarje sa më të qetë dhe të respektueshme.
Federata braziliane synon ta përfundojë marrëveshjen sa më shpejt dhe nuk dëshiron të presë deri pas Botërorit të Klubeve.

Sezoni aktual ka qenë i vështirë për “Don Carlon” te Reali, skuadra u eliminua herët nga Liga e Kampionëve, humbi finalen e Copa del Rey dhe aktualisht renditet e dyta në La Liga./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here