Carlo Ancelotti në prag të historisë: Gati të marrë drejtimin e Brazilit

0
92

Carlo Ancelotti pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit pas përfundimit të sezonit 2024-25, shkruan 04 Online.

Mediat spanjolle dhe braziliane raportojnë se trajneri legjendar italian ka arritur një marrëveshje me Federatën Braziliane të Futbollit (CBF), ndërsa zyrtarizimi mund të ndodhë këtë fundjavë, pas ndeshjes Real Madrid – Celta Vigo.

Ancelotti do të fillojë punën në maj, me prezantimin dhe listën e parë të lojtarëve që pritet të shpallet më 26 maj në Rio de Janeiro. Ai do të jetë evropiani i parë që drejton “Seleçaon” pas më shumë se gjashtë dekadash./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here