Calzona dorëzon listën për ndeshjen kundër Kosovës, mungon ylli i madh i sllovakëve

0
76

Përzgjedhësi i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona ka dorëzuar në UEFa listën me 23 futbollistë që do të përfshihen në ndeshjen e sotme (e enjte) ndaj Kosovës.

Dardanët janë mysafirë të sllovakëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Tehelne pole” të Bratislavës, me fillim nga ora 20:45.

Sot (e enjte), në mëngjes, përzgjedhësit e të dyja kombëtarëve janë detyruar të dorëzojnë listat në UEFA me futbollistët që do të përfshihen në protokollin e ndeshjes.

Te Sllovakia do të mungojë ylli kryesor i skuadrës, kapiteni Milan Skriniar, i cili nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe nuk është përfshirë në listën prej 23 lojtarëve për ndeshjen e sotme.

Ky është një lajm pozitiv për kombëtaren e Kosovës, pasi ylli i Fenerbahces është një lojtarë me pervojë dhe mungesa e tij vështirë se mund të zëvendësohet.

Në anën tjetër, Franco Foda ka lënë në tribuna mbrojtësin Leard Sadriu dhe mesfushori Vesel Demaku. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here