Po e nisi këtë shkrim me thënien e Calit ” Lufta ishte e drejt, e pashmangshme dhe e domosdoshme”.
Sigurisht që shumica që flasin keq sot për ish ushtarët e UÇK janë të ndikuar nga ato që kanë ndëgjuar nga kundërshtarët politik të pasluftës ndaj njëri tjetrit dhe ato teoritë e shkruara e të orekstruara në Beograd e të servuara nga shqipfolesit në Kosovë.
Madje ka edhe deputet në Kuvend që po gëzohen pse se paskan votuar këtë gjykatë dhe po ua hudhin fajin atyre që e kanë votuar, sikur ata luftetarë të lirisë paskan pasur dëshirën për gjykimin e luftës së tyre. As edhe një figure publike sidomos kundërshtarëve politik të atyre që po gjykohen në Hagë nuk morën mundin njëherë të flasin për të vërtetën e kësaj gjykate. Për rrjedhën se si u fabrikuan ato dëshmi të rreme nga Serbia, u shiten e u blenë dëshmitarë të rrejshëm, u vet deklaruan dëshmitarë prane shteteve europiane, kinse janë ndjekur nga ushtarët e UÇK – së vetëm që të përfitonin azil në njërën nga këto shtete. Gjatë gjykimit të Calit, ndërkohë që dëshmitari (lexo: qeni) po dëshmonte, gjykatësi ndërhyne duke i thënë: ” Në vitin 2006 nuk keni thënë kështu në dëshminë tuaj…”. Pra dëshmitë fallco të këtyre tradhëtarëve të kombit kanë zanafillën menjëherë pas luftës. E pse e kanë bërë këtë dihen shumë faktorë tashmë, siç ishin prishja e raporteve të tyre të mira me ish pushtetin Jugosllavë e deri të fitimi i azilit politik nëpër BE. Të gjitha këto dëshmi të rreme, tashmë kane shënuar viktimën e parë, Calin e UÇK – së.
Liria si nocion sot përdoret nga çdo kush, i vogël e i madhë, kontribudhënës apo jo të kësaj fjale të shenjt. Por në vitet e 90ta, këtë fjalë kishin guxuar ta ëndërronin vetëm një grusht njerëzish të cilët ëndrrën e tyre e quan në një nivel tjetër. U organizuan e luftuan me një emblemë të cilës ia vendosën emrin UÇK – USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVES.
E të gjithë ne që flasim të lirë sot, shkruajmë të lirë, shkollohemi të lirë, shetitemi te lire, këtë liri ua kemi borxh mbi 2 mijë dëshmorëve të lirisë, mbi 10mijë viktimave civile, mbi 1600 fëmijëve të vrarë, mijërave të zhdukur, qindra të burgosurve politik, qindra invalidëve të luftës e të gjithë atyre të cilët në çdo formë ishin të gatshëm ti kontribonin të shtrenjtës LIRI.
Dëshira e madhe për liri, vullneti i madhë që njëherë e përgjithmonë të mos jemi nën sundimin e askujt, u dha inspirim atyre djem e vajzave, shumë prej tyre në moshë të njomë, që të renditen nën uniformën e shenjt dhe prodhuan atë që ne sot gëzojmë, Kosovën e Lirë dhe Pavarur.
Për fund po e mbyll po më thënien e komandant Calit ” …o të përfundonim në kampet e refugjatëve në Evropën Perëndimore, pa nderë pa atdhe e pa liri, ose të organizoheshim në një rezistencë të gjithanshme, që kulmoi me luftën çlirimtare për liri, pavarësi e shtet demokratik”
UÇK është guerilja më e suksesshme në botë. – Wesley Clark!
Shkruan: Veton ÇOÇAJ
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online