Cakolli: Lista Serbe po e përdor emrin e Radoiçiqit në fushatë, të adresohet rasti në PZAP

0
68

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ndaj fushatës zgjedhore të Listës Serbe. Sipas Cakollit, në fillim të fushatës është shfaqur një baner me emrin “Milan”, që sipas tij ka për qëllim të krijojë konfuzion mes kandidatit të Listës Serbe dhe Milan Radoiçiqit.

“Kjo qasje provokuese u pa qartë në hapjen e fushatës së tyre, ku u shfaq një baner me emrin e kryeterroristit Milan (Radoiçiq), i kamufluar në atë mënyrë që më pas të thuhet se ishte fjala për kandidatin e LS-së për kryetar komune – i cili mban të njëjtin emër”, ka shkruar Cakolli në rrjetet sociale.

Cakolli kërkon që kjo çështje të adresohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga institucionet dhe të detyrohet Lista Serbe që të distacohet publikisht nga emri i Radoiçiqit.

 “Kjo çështje mund dhe duhet të adresohet në PZAP. Atje, Lista Serbe ose do të detyrohet të distancohet publikisht nga emri i Radoiçiqit, duke e lidhur qartë përdorimin e emrit ‘Milan’ me kandidatin e tyre, ose do të gjobitet rëndë. Ose edhe të dyja bashkë. Për ta fituar këtë rast – ligjërisht dhe politikisht – përfaqësuesit e partisë në pushtet, në vend që të akuzojnë shoqërinë civile për ‘mosreagim’, duhet të ndjekin procedurat ligjore të ankesës. Për këtë u kanë mbetur edhe rreth 24 orë të afatit ligjor”, ka shtuar Cakolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here