Çaji që ndihmon në shërimin e gripit

0
345

Një nga masat parandaluese që sugjerohet për tejkalimin e gripit është konsumimi i sa më shumë lëngjeve, për të ndihmuar sistemin imunitar.

Përgatitja e lëngjeve në shtëpi është një nga mënyrat më të mira se si ju mund të qëndroni të mbrojtur gjatë ditës.

Përmes disa recetave shtëpiake, gripi mund të kalohet apo lehtësohet dukshëm.

Përbërësit

5 limona

2 lugë gjellë lëkurë limoni e grirë

255 gr sheqer

14 gr xhinxher i grirë ose dy copa të vogla xhinxher i freskët

1 litër ujë

gjethe mente

Përgatitja:

Një nga përbërësit që e bëjnë këtë limonadë kaq të veçantë është lëkura e limonit kështu që filloni nga ky hap

Grini imët me rende lëkurën e limonit derisa të fillojë të dukët pjesa e bardhe e lëkurës.

Më pas vazhdoni duke shtrydhur limonët derisa të mbushet një gotë e madhe me lëng.

Nëse sasia e parashikuar në këtë recetë nuk mjafton për të mbushur gotën përdorni limonë shtesë.

Përzieni në një enë lëngun e limonit me lëkurat e grira, sheqerin dhe xhinxherin.

Xhinxheri mund të jetë në pluhur ose i freskët, por kjo nuk do të ndikojë në shijen e pijes tuaj në asnjë rast.

Hidhini ujë të nxehtë përbërësve dhe trazojini derisa sheqeri të shkrihet plotësisht.

Pasi sheqeri të jetë shkrirë mbulojeni enën me kapak dhe lëreni të pushojë derisa të arrijë temperaturë ambienti.

Më pas futeni në frigorifer për 3 orë në mënyrë që përbërësit të marrin shijen e njëra tjetrës.

Vendoseni në enën në të cilën doni ta shërbeni dhe shtojini disa gjethe mente.

Limonata me xhinxher mund të konservohet në frigorifer deri në katër ditë.

Mënyra më e mirë e konsumimit të saj është ta përgatisni të freskët sa më shpesh të jetë e mundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here