Kandidatja për deputete nga PDK, Antigona Bytyqi, ka theksuar se Prizreni është zemra e historisë dhe zhvillimit të Kosovës, dhe se ky qytet do të bëhet epiqendra e fitores për Partinë Demokratike të Kosovës.
Bytyqi theksoi se kjo fushatë nuk është vetëm një betejë zgjedhore, por një lëvizje për ndryshim, për zhvillim dhe për të siguruar një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët. Ajo vlerësoi përkushtimin dhe vizionin e PDK-së dhe u shpreh e bindur se Prizreni di rrugën e fitores, dhe ne jemi këtu për ta bërë këtë vizion realitet.
Postimi i plotë:
Prizreni, zemra e historisë dhe zhvillimit tonë, sot bëhet epiqendra e fitores!
Kjo nuk është vetëm një fushatë – është një lëvizje për ndryshim, për zhvillim dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për të gjithë.
PDK ka dëshmuar përkushtim dhe vizion, dhe sot, më shumë se kurrë, qëndrojmë të bashkuar për ta çuar përpara këtë vizion! Prizreni e di rrugën e fitores dhe ne jemi këtu për ta bërë realitet.
Bashkë për fitoren! Bashkë për të ardhmen!