Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Antigona Bytyqi, mori pjesë në takimin me banorët e Kurillës, ku është pritur me mbështetje të madhe nga përkrahësit e partisë.
Gjatë tubimit, qytetarët shprehën përkushtimin e tyre për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza. Bytyqi theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe zhvillimit ekonomik nën qeverisjen e ardhshme të PDK-së.
Me tubime dhe takime të vazhdueshme në terren, ajo synon të sjellë ndryshime konkrete për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes për Bedri Hamzën si kryeministër të ardhshëm të vendit.
Postimi i plotë:
Në Kurillë mbështetje e madhe për PDK-në.
Shumë përkrahës e mbështetës për Bedri Hamzën Kryeministër