Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Antigona Bytyqi, ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për mjekët dhe infermierët, duke vlerësuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri.
Ajo ka falënderuar personelin shëndetësor për përkushtimin e tyre, orët e gjata të punës dhe sakrificën e tyre të vazhdueshme për të shpëtuar jetë.
Bytyqi ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur sektorin e shëndetësisë dhe për të siguruar kushte më të mira për të gjithë profesionistët që kujdesen për shëndetin e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Ju, mjekë e infermierë nuk jeni thjesht profesionistë të shëndetësisë, por jeni shpresa dhe mbështetja e mijëra njerëzve që çdo ditë kanë nevojë për kujdesin dhe përkushtimin tuaj. Në duart tuaja nuk qëndron vetëm trajtimi i sëmundjeve, por edhe dhënia e shpresës, ngrohtësisë dhe humanizmit në momentet më të vështira për pacientët dhe familjet e tyre.
Ndaj, sot dhe çdo ditë, ju falënderojmë për gjithçka që bëni, për orët e gjata të punës, për netët pa gjumë, për çdo jetë të shpëtuar dhe për çdo buzëqeshje që u riktheni pacientëve.