Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Antigona Bytyqi, mori pjesë në takimin me veteranët, invalidët e UÇK-së dhe familjarët e dëshmorëve.
Ajo theksoi se sakrifica dhe lufta e tyre për lirinë e Kosovës do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë dhe një vlerë që do t’i përcillet brezave të ardhshëm.
Postimi i plotë:
Sonte, një takim shumë i veçantë, me emblemën më meritore të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, veteranët e invalidët e luftës së UÇK-së si dhe me familjarë të dëshmorëve.
Lufta e sakrifica e tyre për vendin gjithmonë do të jetë histori e paharruar, vlerë që do ta bartim brez pas brezi.
Deri në frymën e fundit mirënjohëse për UÇK-në.