Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Antigona Bytyqi, është pritur me entuziazëm në Hoçë të Qytetit, ku mori një mbështetje të madhe nga qytetarët.
“Kur qytetarët e Hoçës së Qytetit çohen në këmbë, PDK ka triumfuar gjithmonë në formë plebishitare. Faleminderit deri në përulje për këtë besim të madh ndaj meje dhe listës së PDK-së,” tha Bytyqi.
Ajo u zotua se ky besim do të përkthehet në punë dhe përkushtim të madh, duke rikthyer shpresën dhe dinjitetin për Hoçën e Qytetit, Prizrenin dhe tërë Kosovën.
Postimi i plotë i Bytyqit:
Kur qytetarët e Hoçës së Qytetit çohen në këmbë, PDK ka triumfuar gjithmonë në formë plebishitare.
Faleminderit deri në përulje për këtë besim të madh ndaj meje dhe listës së PDK-së, të cilin do ta përkthejmë me përgjegjësi shumë të madhe në punë.
Me besim në Zot, atdhe e familje, Hoçës së Qytetit, Prizrenit dhe tërë Kosovës do t’ia kthejmë shpresën e dinjitetin!