Kandidatja për deputete nga PDK, Antigona Bytyqi, vizitoi biznesin “Plaza Cosmetics” në qytetin e Prizrenit, të udhëhequr nga znj. Alejna Fusha.
Gjatë vizitës, Bytyqi theksoi rëndësinë e mbështetjes së bizneseve nga institucionet për zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo dëgjoi nga afër për sukseset dhe sfidat me të cilat përballen ndërmarrësit dhe e falënderoi znj. Fusha dhe stafin për mirëpritjen.
Postimi i plotë i Bytyqit:
Komponenti kyç për zhvillim ekonomik të një vendi është mbështetja e bizneseve nga institucionet.
Patëm kënaqësinë të vizitojmë biznesin “Plaza Cosmetics”, në qytetin tonë të udhëhequr nga znj. Alejna Fusha, një e re, me plot vizion për bizneset dhe tërë vendin, të cilën e falënderojmë për mirëpritjen e saj me gjithë stafin!
Nga afër dëgjuam për sukseset, por edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen ndërmarrësit.