Zymer Bytyqi dhe Lumbardh Dellova janë përfshirë në ekipin ideal të javës në Bullgari.
Dy futbollistët e Kombëtares shkëlqyen në fitoren e CSKA Sofjes në fundjavën që shkoi, shkruan “Gazeta Express”.
Gjiganti bullgar triumfoi në udhëtim te Heber Pazardzhik me rezultat 1:0, ndërsa dyshja kosovare ishte më e vlerësuara në fushën e blertë.
Bytyqi e mori notën më të lartë, 7,9, ndërsa me paraqitje solide u shqua edhe ish-futbollisti i Ballkanit, Dellova, i cili e mori notën 7,7.
Dhe, këto paraqitje të tyre u vlerësuan nga faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Sofascore.
Ata u përfshinë në formacionin e xhiros së 17-të të ligës elitare në Bullgari.