Buzëqesh Barça, Yamal do të jetë gati për El Clasicon e 26 tetorit

0
66

Fizioterapeutët dhe përgatitësit fizikë të Barcelonës po punojnë pandalur për ta shfrytëzuar pushimin e Kombëtareve për t’i rikthyer në dispozicion të trajnerit Hansi Flick disa futbollistë “Blaugrana” që kanë përfunduar në infermieri.

Nuk bëhet fjalë për emra çfarëdo, por po flasim për Lamine Yamal, Raphinha, Fermin, Gavi, Joan Garcia e Ter Stegen, të gjithë të përfunduar jashtë fushës së blertë.

Prej tyre, më së shumti reflektorët janë ndezuar kah talenti i madh i futbollit, Yamal, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri gjerman i kishte frikësuar tifozët “cule’ kur, në konferencë për shtyp thoshte se “nuk mund ta garantojë prezencën e 18-vjeçarit në El Clasicon e 26 tetorit kundër Real Madridit”.

Por, në orët e fundit është rritur optimizmi: sulmuesi i krahut mund të shërohet me kohë dhe mund të hyjë në lojë ndërkohë edhe ndaj Gironas, disa ditë para ndeshjes së madhe.

Lamine normalisht që nuk do të jetë i gatshëm të luajë për 90 minuta, por objektiv është që të përfshihet në listën e të ftuarve për ta gjetur ritmin dhe besimin.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, ai do t’i bashkohet ekipit në stërvitje më 18 tetor, duke qenë kështu në dispozicion për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Olympiakosit (21 tetor) dhe më pas në El Clasico në “Bernabeu”.

Për t’i evituar rreziqet, Flick dhe stafi mjekësor janë koordinuar me Federatën Spanjolle që lojtari të mos luajë në ndeshjet e tetorit.

Ai ishte ftuar fillimisht nga selektori Luis de la Fuente, por më pas lojtari u tërhoq me kërkesë të stafit mjekësor të Barçës.

Gjithçka të bën të mendosh se njëri prej lojtarëve më të mirë në botë do të rikthehet me kohë për njërën prej netëve më të pritshme të vitit./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here