Butrint Lumi, aktori që fitoi zemrat e publikut me rolin e tij si “Tevidja” në serialin “Bashkajllak”, është bërë një nga fytyrat më të dashura të ekranit.
I njohur për buzëqeshjen e tij të përhershme dhe shpirtin e çiltër, ai rrallë flet për dhimbjen që e shoqëron prej vitesh.
Pas dritës së reflektorëve, Butrinti mban brenda vetes një plagë të thellë: humbjen e të vëllait, Diamantit, në një aksident tragjik para 19 vitesh, shkruan “Kosovarja”:
Dhimbja për Diamantin ka mbetur e gjallë në kujtimet e tij, por ajo i ka dhënë edhe forcën për të ecur përpara dhe për të ndërtuar një karrierë të suksesshme.