Asambleistja e LVV-së në Prizren, Mimoza Bushrani, ka reaguar ndaj sulmeve të PDK-së kundër Kryeministrit Albin Kurti pas fjalimit të tij në Prizren, duke i cilësuar ato si një shembull të hipokrizisë dhe dëshpërimit politik.
Bushrani theksoi se partia që për vite me radhë ka injoruar dhe keqtrajtuar Prizrenin nuk ka të drejtë të flasë në emër të tij. Ajo akuzoi PDK-në për keqpërdorimin e qytetit, duke shkatërruar qendrat historike përmes ndërtimeve të paligjshme, shfrytëzuar resurset për përfitime personale dhe lënë qytetarët pa investime, pa kulturë dhe pa dinjitet.
Reagimi i plotë i Bushranit:
Sulmet e PDK-së ndaj Kryeministrit Kurti për fjalimin në Prizren janë shembulli më i qartë i hipokrizisë dhe dëshpërimit politik. Partia që ka injoruar dhe keqtrajtuar Prizrenin për vite me radhë tani kërkon të flasë në emër të tij. Me çfarë të drejte?
Ju që keqpërdorët Prizrenin për dy dekada. Ju që shkatërruat qendrat historike me ndërtime të paligjshme.Ju që shfrytëzuat resurset e tij për pasurim personal.Ju që nuk latë as shije kulture, as investime, as dinjitet për qytetarët.
Ju që latë pas vetëm korrupsion, nepotizëm dhe premtime të pambajtura, guxoni të sulmoni Kryeministrin që po nderon punën dhe traditat e qytetit. Furrtarët, pekmezi i dardhave dhe ëmbëltoret janë pasuri e trashëgimisë së Prizrenit, pasuri që ju nuk keni ditur t’i promovoni kurrë.
Mbylleni gojën dhe kërkoni falje për shkatërrimin që keni lënë pas. Prizreni është qytet i kulturës dhe i punës së ndershme, jo terren për manipulimet tuaja të ulëta.
#CepmëCep 118