Burri ther me thikë bashkëshorten e tij dhe veten, dërgohen në QKUK

0
215

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën, në një familje në Sllatinë të Vushtrrisë, ku një burrë dyshohet se ka tentuar ta vras bashkëshorten e tij, e më pas edhe veten. Gruaja është dërguar në spital, ndërsa i dyshuari tashmë është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para i dyshuari e ka therur me thikë gruan e tij dhe më pas edhe veten, duke pësuar kështu lëndime trupore.

Për pasojë, të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Vushtrrisë, e më pas janë transferuar në QKUK, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here