Dhuna në familje është njëra nga problemet dhe sfidat më të mëdha për institucionet e Kosovës.
Raste të tilla lajmërohen çdo ditë në Policinë e Kosovës, madje kohëve të fundit këto raste janë shpeshtuar.
Një rast i dhunës në familje është raportuar të enjten edhe në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Një femër ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Policia e Kosovës në Suharekë bën të ditur se viktima ka refuzuar të marr tretman mjekësor dhe se ky rast është duke u hetuar.