Një rast i dhunës në familje është raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë.
Si rrjedhojë, viktima femër ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit fizik të ushtruar nga bashkëshorti.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Suharekë 06.07.2024 – 23:20. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor, pasi që e njëjta pas një konflikti verbal, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online