Burri nga Britania e përfundon doktoratën pas 52 vjetësh

0
216

Një student e ka fituar titullin “Doktor shkence” pas më shumë se 50 vjetësh prej që i ka nisur studimet e tij PhD.

Dr. Nick Axten, tani 76-vjeçar, kishte nisur tezën e tij në sociologjinë matematikore në Universitetin e Pitsburgut në SHBA, në vitin 1970.

Mirëpo pas pesë vjetësh ai u rikthye në Britani të Madhe me PhD të papërfunduar, raportoi BBC-ja.

Universiteti i Bristolit ku ai i vazhdoi studimet e mbetura në gjysmë i dha atij titullin “Doktor i Filozofisë” në prani të gruas së tij Claire Axten dhe mbesës 11-vjeçare Freya.

Atij i ishte dhënë një bursë prestigjioze Fulbright, por tha se kërkimi i tij kishte qenë “jashtëzakonisht i vështirë”.

“Disa probleme janë aq të mëdha sa të duhet pjesa më e mirë e jetës për t’u marrë me to. Ato kanë nevojë për një mendim të gjatë. Kjo më ka marrë 50 vjet”, është shprehur ai.

Hulumtimi i Dr Axten është një teori e re për të kuptuar sjelljen njerëzore.

Ai bazohet në vlerat që ka çdo person, të cilat Dr Axten beson se kanë potencial për të ndryshuar pikëpamjen e psikologjisë së sjelljes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here