Burri në Prizren sulmon fizikisht bashkëshorten e tij, 32-vjeçarja përfundon në spital

0
352
Foto: Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Prizren, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 32-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se bashkëshorti e ka rrahur dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.

Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here