Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. E ndër zënkat më të madhe lidhen me kujdestarinë e fëmijëve, raporton Gazeta Sinjali.
Në telashe me ish-bashkëshortin e saj është edhe një grua në Prizren.
Sinjali mëson se 38-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj nuk e ka lejuar që t’i takojë fëmijët sipas marrëveshjes dhe i njëjti më pas e ka sulmuar fizikisht.
Si pasojë e dhunës, ajo ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spital.
Ndërkohë i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.