Burri në Prizren kërcënon 51-vjeçarin gjatë seancës gjyqësore, Prokurori e dërgon në mbajtje

0
261
Foto: Ilustrim

Jo rrallëherë ka pasur incidente në gjykatat e vendit, qoftë para ose pas seancave apo edhe gjatë zhvillimit të tyre. Palët që marrin pjesë në seanca shpesh përfshihen në konflikte verbale për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundi në Prizren, ku gjatë një seance gjyqësore i dyshuari ka kërcënuar 51-vjeçarin në prezencë të gjykatësit dhe prokurorit.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se ka intervenuar Policia dhe I dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 27-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here