Burri e rrah gruan në natën e Shën Valentinit

0
284

Një grua në Skenderaj është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, në natën e Shën Valentinit, konkretisht rreth orës 22:25.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor si dhe urdhër mbrojtës.

Gruaja është kthyer në shtëpinë e saj, ndërsa i dyshuari me rekomandimin e prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë ditës së Shën Valentinit ka pasur edhe raste tjera të dhunës, ngacmimit e kërcënimit ndaj grave.

Në Prishtinë, një person në gjendje të dehur ka kërcënuar viktimën femër kosovare, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, në Komoran, një person e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka shantazhuar një grua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here