Sot në qytetin e Durrësit është mbajtur edicioni i VIII-të i “Mema Festival, ku kanë interpretuar artistët e vegjël në kategorinë këngë, violinë, piano, kitarë, dhe jo vetëm.
Në mesin e konkurentëve nuk kishte si të mungonte super talentja nga Prizreni në kategorinë “Piano”, Buna Bobaj e cila së bashku me super talenten Hanë Shporta kanë befasuar të pranishmit me interpretimin e tyre.
Nën kujdesin e mësueses Besarta Guri – Bobaj, dy talentet nga Prizreni kanë arritur që të rrëmbejnë vendin e parë Special.
Interpretimi i Bunës dhe Hanës bëri që të pranishmit të duartrokasin gjatë, teksa anëtarët e jurisë i kanë dhënë vlerësimet dhe notat më të larta./04 Online