Bukë me ullinj, e shëndetshme dhe aromatike

0
533

Eliopsomo është bukë tradicionale greke me ullinj, të cilën patjetër duhet ta provoni!.

Përbërësit:

– 700 g miell,
– 2 lugë të vogla kripë,
– 25 g tharmë të freskët,
– 350 ml ujë të vakët,
– 6 lugë vaj ulliri,
– 180 g ullinj, të grirë trashë (ideale janë ullinjtë Kallamata),
– 1 qepë e vogël e kuqe,
– 2 lugë fletë nana të grirë imët

Përgatitja:

Tundeni tharmin në gjysmën e ujit dhe lëreni të bymehet. Në enën për përzierje qitni miellin dhe shtoni tharmin e bymyer, pjesën e mbetur të ujit, vajin dhe kripën.

Të gjitha ngjishni mirë derisa të bëhet brumë i lëmuar. Lëreni të mbuluar me leckë derisa të bymehet.

Pastaj ngjisheni edhe një herë dhe shtrijeni në rreth perimetri rreth 20 cm.

Brumit qitni ullinjtë e grirë, qepën dhe fletët e grira të çajit nana, mbuloni dhe ngjishni butë.

Ndani në dy pjesë dhe bëni dy bukë. Secilën bukë gërvishteni me thikë në disa vende dhe lyeni me ujë.

Lëreni në vend të ngrohtë të mbuluar me folie të lyer me vaj që të bymehet edhe një herë.

Qitni ngadalë miell, vendoseni në tepsi të mbuluar me letër për pjekje dhe piqeni në furrën e ngrohur në 220 gradë rreth 40 minuta,

Ju bëftë mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here