Kur shkojmë në një furrë buke na serviren lloje të ndryshme, nga të bardha, të zeza, thekre, pa maja, buka e gjyshes, e fshatit, me fara luledielli, kungulli, thekre, me miell gjerman, pa gluten.
Ndërsa nuk ka një ndryshim të madh në kalori, ka një ndryshim të madh në lëndë ushqyese, kur flasim për bukë të bardhë apo të zezë. Buka e zezë padyshim ka më shumë lëndë ushqyese sesa buka e bardhë.
Buka e zezë bëhet nga mielli i grurit të plotë që nuk është përpunuar për të hequr tulin dhe embrionet. Është më ushqyes sepse përmban më shumë fibra dhe lëndë ushqyese sesa e bardha.
Gjithashtu, buka e zezë është më e pasur me fibra, dhe përmban më shumë vitamina B-6 dhe E, magnez, acid folik, mangan, zink dhe bakër.
Buka e zezë është sigurisht më e shëndetshme dhe më ushqyese dhe kalorike. Vlera ushqyese e bukës së zezë është veçanërisht e përshtatshme për të rriturit dhe njerëzit që janë të fokusuar në humbjen e peshës.
Buka e bardhë bëhet nga mielli i rafinuar i grurit që përpunohet për të hequr tulin dhe embrionet. Përmban miell gruri që është “zbardhur” me substanca kimike për ta bërë ngjyrën e bukës më të lehtë. Niseshteja e rafinuar i shtohet edhe bukës së bardhë. Krahasuar me bukën e zezë, ajo ka më pak fibra.