Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, i ka reaguar ashpër përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Bugajski e quajti “shaka”, deklarimin e Lajçakut në lidhje me zgjidhjen e problemit për targat mes Kosovës e Serbisë.
Ai është shprehur se është koha që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të hyjnë në NATO.
“Kjo duhet të jetë një shaka. Ukraina po digjet, regjimet ruse dhe serbe po destabilizojnë Evropën dhe BE-ja po negocion targat? Është koha që Kosova dhe Bosnja të hyjnë në NATO”, shkruan Bugajski.
Në Bruksel është zhvilluar takimi i gjashtë i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.
Mbajtja e këtij takimi është konfirmuar nga i Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ekspertët e BE-së ndihmuan të dy delegacionet në identifikimin e të gjitha opsioneve ekzistuese dhe implikimet e tyre teknike. /Telegrafi/https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=Telegrafisti&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NrZWxldG9uX2xvYWRpbmdfMTMzOTgiOnsiYnVja2V0IjoiY3RhIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19zcGFjZV9jYXJkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1502410108197916675&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbugajski-reagon-lajcakut-pas-takimit-per-targat-ruset-e-serbet-po-destabilizojne-evropen-eshte-koha-qe-kosova-e-bosnja-te-hyjne-ne-nato%2F&sessionId=f8f46c8b29259098f596f99b4e1ff0e65498a0e2&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=2582c61%3A1645036219416&width=550px