Broja nuk e braktis Premier Leaguen, pritet të transferohet te Burnley

0
71

Armando Broja ka vendosur të largohet nga Chelsea dhe t’i bashkohet Burnleyt në një transferim të plotë, duke qëndruar kështu në Premier League, shkruan 04 Online.

Pavarësisht interesimit nga disa klube europiane si RB Leipzig, Stuttgart dhe PSV, sulmuesi shqiptar ka zgjedhur një ekip ku mund të ketë më shumë hapësira si titullar.

Sipas Fabrizio Romanos, Broja do të kryejë vizitat mjekësore brenda 24 orëve dhe më pas do të prezantohet si përforcimi më i ri i Burnleyt. 23-vjeçari, i cilësuar prej kohësh si një nga talentet më premtues shqiptarë, do të kërkojë të rigjejë formën dhe vazhdimësinë që i mungoi te Chelsea dhe gjatë huazimeve të tij në Angli./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here