Broja “kokë më kokë” me Marescën, sulmuesi vendos për të ardhmen

0
152

E ardhmja e Armando Brojës te Chelsea vijon të mbetet shumë e paqartë. Sulmuesi ishte pjesë e “Bluve të Londrës” në miqësoret e verës me trajnerin Enzo Maresca që megjithatë nuk i dha shumë hapësirë.

Tashmë, kur sezoni i ri është në prag, mediat britanike bëjnë të ditur se 22-vjeçari shqiptar do të mbajë një takim “kokë më kokë” me teknikun italian, për të kuptuar më shumë rreth planeve të tij. Një takim që me siguri do të përcaktojë edhe të ardhmen e Brojës, teksa sulmuesi i kombëtares ka disa opsione për të ardhmen.

Everton dhe Wolverhampton janë gati të investojnë për Armando Brojën, megjithatë fillimisht sulmuesi do të diskutojë me Marescën dhe vetëm më pas do të vendosë për  të ardhmen./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here