Broja gati, Sylvinho premton spektakël me Çekinë: E bukur, e fortë dhe e shpejtë

0
228

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho u shpreh se Çekia me të cilën do të përballet në 12 Tetor në Tiranë është një rival mjaft i fortë dhe në fushë do të japin gjithçka duke besuar se tifozët do të jenë një mbështetje e fortë.

“Jemi dy ekipet me pikat tona të forta dhe të dobëta. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Do të ketë vlera teknike dhe fizike. Ndeshje e shpejtë. Me shumë energji në fushë” tha ai.

“Ne kemi përpara një ndeshje dhe kemi grumbulluar 25 lojtarë, lista ka vetëm një ndryshim është lënë jashtë Roshi dhe është grumbulluar Broja.

Më vjen mirë që të gjithë lojtarët luajnë e janë në formë të mirë me klubet e tyre, e që shënojnë, qoftë edhe lojtarët që nuk janë grumbulluar, ne i monitorojmë të gjithë.

Nuk kam asnjë shqetësim për të ardhmen, tani mendojmë vetëm për Çekinë dhe të shkojmë në këtë sfidë me mentalitetin e duhur.

Jam shumë i lumtur me lojtarët, kemi grup shumë cilësor dhe jam shumë i lumtur që kemi këta lojtarë në dispozicion” tha ai. Nëse kombëtarja fiton me Çekinë është thuajse e kualifikuar në “Euro2024”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here