Broja bën gati valixhet, Chelsea lejon largimin e sulmuesit “kuqezi”

0
242

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit të janarit.

Gazetari i “The Athletic”, David Ornstein raporton se Blutë e Londrës kanë lejuar futbollistin “kuqezi” të gjejë një klub të ri, shkruan Indeksonline

Tri skuadra momentalisht janë në garë për lojtarin e Chelseat, duke përfshi: West Ham, Fulham dhe Wolves.

Por, shitja e lojtarit shqiptar do të ndodh vetëm nëse ka ofertë serioze për të.

Vlera e Armando Brojës në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 28 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here