Britanikët më besnikë ndaj berberit se sa partnerit: Sondazhi që ngre vetulla dhe pyetje

0
131

Një sondazh interesant i realizuar në vitin 2023 nga Capital Hair and Beauty ka nxjerrë një përfundim befasues: gati shtatë milionë britanikë do të ndiheshin më fajtorë nëse tradhtonin berberin apo profesionistin e bukurisë, sesa partnerin e tyre romantik, shkruan 04 Online.

Sipas të dhënave, më shumë se 75% e meshkujve treguan një ndjenjë të thellë lojaliteti ndaj berberit të tyre, ndërsa 28% prej tyre pranuan se nuk do të shkonin kurrë te ndonjë tjetër, pavarësisht rrethanave. Krahasimisht, vetëm 15% e femrave shprehën një qëndrim të tillë.

Ekspertët theksojnë se kjo lidhje e fortë ndërtohet mbi rutinën, besimin dhe vite të tëra familjariteti. Për shumë njerëz, një vizitë te berberi nuk është vetëm për një prerje flokësh – është një ritual i qëndrueshëm, një hapësirë ku ndihen të kuptuar, të respektuar dhe të përkujdesur.

Në një botë ku marrëdhëniet romantike shpesh sprovohen nga sfida të përditshme, kjo “marrëdhënie me gërshërë” duket se ka fituar një vend të veçantë në zemrat e britanikëve – ndoshta edhe më të sigurtë se zemra e dikujt që pret në shtëpi./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here