Brenda një jave Policia e Prizrenit ka shqiptuar afër 1,600 tiketa trafiku

0
286

Rreth 1,600 gjoba për kundërvajtje janë shqiptuar dhe 52 urdhëresa janë realizuar për një Javë nga policia ne Prizren.

Nga data 23.01.2023 deri me date 29.01.2023 nga Policia e stacioneve të ndryshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë bë Prizren ka pas një aktivitet të shtuar me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve në trafik.

Me qëllim që të krijohet rend dhe rregull në trafik policia ka patrulluar në zonën e përgjegjësisë dhe kanë mbajt pika të shumta të kontrollit.

Gjatë mbajtjes së pikave të kontrollit përveç parandalimit, për kundërvajtësit e hasur janë shqiptuar gjoba.

Gjatë javës së kaluar nga të gjitha patrullat policore të stacioneve të policisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren janë shqiptuar 1596 tiketa kundërvajtësve.

Gjatë kësaj kohe policia ka vazhduar edhe aktivitet tjera rutinë e një ndër to është edhe realizimi i urdhëresave të gjykatës, gjithashtu edhe në realizimin e urdhëresave të gjykatës nga policia e rajonit të Prizrenit është treguar profesionalizëm dhe performance e mirë, vetëm gjatë javës së kaluar janë realizuar 52 urdhëresa të gjykatës , disa nga ato edhe me burg për të dënuarit nga gjykata.

Policia mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe ligjit e nder to edhe krijimin e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here