Brazil siguron “Biletën” për Botërorin 2026, Ancelotti regjistron fitoren e parë

0
125

Kombëtarja e Brazilit ka arkëtuar një fitore të rëndësishme ndaj Paraguait me rezultat minimal 1:0, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, shkruan 04 Online.

Golin vendimtar e realizoi ylli i Real Madridit, Vinicius Jr., i cili finalizoi saktë në minutën e 44-të pas një asistimi nga Cuhna.

Kjo ishte fitorja e parë për trajnerin italian Carlo Ancelotti në stolin e “Seleçaos”, pas barazimit në ndeshjen debutuese.

Me këtë triumf, Brazili siguron matematikisht kualifikimin për Botërorin 2026, duke u pozicionuar në vendin e tretë në tabelë me 25 pikë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here