Bosch: Mendoj se krerët e UÇK’së do të lirohen, edhe Wesley Clark do ta konfirmojë se organizata s’kishte hierarki

0
56

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, beson se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të shpallen të pafajshëm.

Bosch ka thënë se procesi ndaj tyre po shkon ngadalë dhe është tejzgjatur. Në këtë intervistë ai foli edhe për raportet e Kosovës me ndërkombëtarët, duke theksuar se situata politike në Kosovë ka ndërruar dhe se mungesa e një qeverie shkakton pasoja.

Ish-ambasadori, Robert Bosch, tha se deklarata e gjeneralit Wesley Clark në Hagë do të jetë e njëjtë me të tjerat, sipas të cilave brenda UÇK-së nuk ka pasur organizim të tipit hierarkik.

“Ai (Wesley Clark) ende nuk e ka dhënë deklaratën, por unë e di sigurisht se çfarë do të thotë. Ai do të përsërisë të njëjtën gjë që kanë thënë edhe të tjerët: se brenda UÇK-së nuk ka pasur një organizim të tipit hierarkik, nga lart-poshtë apo çfarëdo forme tjetër të centralizuar. UÇK-ja ka qenë një organizatë e decentralizuar. Këtë do ta konfirmojë me siguri, sepse natyrisht nuk do t’i kundërvihet kolegëve të tij. Dhe në fakt, ai ishte personi nga i cili unë zakonisht merrja informacionet kur merrja pjesë në ato përditësime. Procesi po ecën shumë ngadalë, siç dihet, por tani të paktën po mundohen ta finalizojnë me dëshmitarët e prokurorisë. Sipas asaj që mbaj mend dhe di, kjo fazë do të përfundojë në fund të këtij muaji, ndërsa aktgjykimi pritet vitin e ardhshëm. Megjithatë, siç e kam thënë edhe më herët, mendoj se aktgjykimi do të rezultojë me lirimin e të gjithëve”, tha ai për Ekonomia Online.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here