Borrell: S’ka dakordim, Kurti insistoi për njohjen de-facto

0
205

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se takimi i sotëm Kurti-Vuçiq përfundoi pa ndonjë rezultat.

Sipas Borrell, në vend që ta pranonte Asociacionin, Kurti insistonte te njohja de-facto, duke mos e pranuar propozimin e tyre për kompromis. Ndërsa tha se presidenti serb Vuçiq e pranoi propozimin e BE-së për implementimin e marrëveshjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Fatkeqësisht pas një takimi të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdojë për fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit. Ai insistonte në formalizimin e njohjes de-facto, si hap i parë. Duhet të them që Vuçiq e pranoi propozimin evropian për implementimin e marrëveshjes. Ai erdhi me propozimin e vetë, por e pranoi propozimin tonë”.

“Provuam fortë, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur të kapërcenim dallimet. Nuk kishte progres në de-eskalimin e tensioneve në veri. Si rikujtesë, 27 shtete anëtare kanë kërkuar për hapa konkret për zgjidhjen e krizës. Disa hapa janë marrë nga Kosova, por ata dështuan të plotësojnë kushtet për de-eskalim të plotë”, ka thënë Borell.

Borrell shtoi se Kosova dhe Serbia duhet të pajtohen për një proces që shkon paralelisht, pra njëra palë ofron diçka, që pasohet nga pala tjetër.

“Një proces që do të lejojë që të shkohet paralelisht. Kjo është kompromisi më i mirë që mund të ofrojmë. Ti duhet të bësh diçka për të marrë diçka”, tha Borrell.

Tutje, Shefi i Diplomacisë së BE-së tha se do t’i informojnë shtetet anëtare për mbarëvajtjen e takimit.

“Pas këtij takimi, unë dhe Miroslav do t’i informojmë shtetet anëtarë dhe do të vendosim bashkë për rrugën përpara”. /Reporteri.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here