Borrell paralajmëron takim Kurti-Vuçiq

0
146

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-se, Josep Borrell, ka thënë para nisjes së samitit të krerëve të BE-së se e para gjë për të cilën do të informohen ata është dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai më tej ka thënë se së shpejti do të ketë një takim të krerëve të dy shteteve në Bruksel.

“Liderët e Kosovës dhe Serbisë do të vijnë së shpejti në Bruksel, për pak javë, në mënyrë që përfundimisht të shtyhet përpara propozimi evropian”, është shprehur Borrell.

“Do t’u kërkojë liderëve për mbështetje më fortë në mënyrë që të shmanget eskalimi dhe do t’u kërkoj që të punojnë seriozisht për këtë propozim që është mënyra e vetme më të zgjidhur dhe normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kemi shkuar nga kriza në krizë. Tani është koha për deskalim dhe punë konstruktive”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here