Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha mbrëmë se stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm nëpërmjet normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim të bërë në platformën X, Borrelli ka lajmëruar për takimet që ka pasur në Mynih me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj shkon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ai në Twitter.
Këto komente, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri i ka bërë pas takimeve të ndara që ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Mynih të Gjermanisë, në margjinat e Konferencës së Sigurisë. /Reporteri