Bashkimi Europian ka publikuar pamje nga takimi trepalësh mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Borrell u deklarua fillimisht se nga ky takim, pret qasje konstruktive nga të dyja palët, transmeton klankosova.tv.
Po në këto pamje, në një moment, mund të shihni sesi shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell mban kokën me duar, veprim ky që flet shumë për situatën në të cilën gjendeshin pala kosovare dhe ajo serbe, me ndërmjetësuesit e dialogut në këtë takim.