Borrell: Dhuna nuk është rruga e duhur, të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara

0
150

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, para hyrjes në Samitin në Moldavi, ka përsëritur thirrjen për qetësi në veri.

Ai ka thënë se kryesit e dhunës duhet të dalin para drejtësisë.

“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Pra, duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka thënë Borrell gjatë hyrjes në samitin e liderëve evropianë që do të mbahet në Kishinau të Moldavisë.

Përfaqësuesi i BE-së ka thënë se shpreson që sot të ketë një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pas atij që pati dje në Bratislavë me kryeministrin Albin Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here