Borrell: Aneksi thekson se Kosova është e përkushtuar për formimin e Asociacionit

0
168

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell pas takimit në Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ka thënë se ata i ka informuar për marrëveshjen në Ohër.

Ai ka thënë se marrëveshja është arritje e madhe dhe se krijon një status-quo të re në dialog. Borrell ka thënë semarrëveshja dhe aneksi kanë hyrë në fuqi me deklaratën e lëshuar.

Ai, më tej ka shtuar se dispozitat e dakorduara do të inkorporohen si pjesë integrale e rrugëve të Kosovës dhe Serbisë për në BE.

Duke folur për marrëveshjen, Borrell ka thënë se ajo duhet të zbatohet sipas një kalendari të caktuar dhe se do të ndiqet nga afër se si të dy palët i zbatojnë këto obligime.

Ai ka potencuar se aneksi thekson se Kosova është e përkushtuar për zhvillimin e menjëhershëm të Asociacionit.

“ Aneksi thekson qartë se Kosova është e përkushtuar për zhvillimin e menjëhershëm të asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Ne do të ndjekim nga afër se si të dy palët i zbatojnë këto obligime që janë pjesë integrale e rrugëve të tyre drejt Evropës”, ka thënë Borrell.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here