Borell: Do të ushtrojmë presion mbi Kosovën dhe Serbinë për përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

0
174

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha sot, me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit dhe para takimit të nesërm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisënë Bruksel, se BE-ja do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi të dyja palët për të arritur progres në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Borell u kujtoi gazetarëve në Bruksel, pas mbërritjes në takimin e Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme, se sot është përvjetori i parë i Marrëveshjes së Ohrit dhe vlerësoi se Kosova dhe Serbia kanë arritur “progres shumë të kufizuar” në zbatimin e marrëveshjes, përkundër, siç tha ai, mbështetjes së madhe të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Sot është përvjetori i parë i Marrëveshjes së Ohrit. Koha fluturon dhe tashmë u mbushën një vit nga kur ne arritën një ujdi mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të ecim drejtë normalizimit. Fatkeqësisht, përkundër mbështetjes se vazhdueshme të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, Serbia dhe Kosova, kanë arritur përparim shumë të limituar”, tha Borrell, para gazetarëve në nisje të punimeve të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, që mbahet sot në Bruksel.

Borrell, theksoi se “presioni ndërkombëtar” për dy vendet ballkanase do të rritet.

“Së shpejti do të ndodh këtu në Bruksel, një takim i ri në mes të kryenegociatorëve. Dhe mua më vjen shumë keq që kjo marrëveshje- që ishte fort e zorshme për t’u arritur, nuk është zbatuar. Ne do vazhdojmë të bëjmë presion te të dyja palët, në mënyrë që të ecet përpara. Por një vit më vonë, zbatimi nuk ka qenë ashtu siç unë kam pritur të ishte”,shtoi kryediplomati evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here